Ndonëse janë bërë vite dhe është harruar periudha kur LDK-ja, ka udhëhequr më Komunën e Prizrenit, zgjedhjet e brendshme të cilat sapo kanë filluar në këtë parti, duket se do të ndryshojnë rrjedhën e kësaj partie në një nga komunat më të mëdha të Kosovës.
Është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selamanaj, ai i cili po synon që të marr primatin e të parit në këtë komunë.
Në një intervistë dhënë arbresh.info, Selmanaj ka treguar se tashmë interesimin e tij për të udhëhequr me LDK-në, në Prizren e ka paraqitur edhe tek strukturat e partisë.
“Në Prizren ende s’kanë filluar zgjedhjet sepse LDK-ja, i ka nda në dy kohë. Unë në fakt e kom ofrua gatishmërinë tek struktura e LDK-së, se mundem të jem një kandidat për kryetar të LDK-së në Prizren. Fillimisht kemi zgjedhje në nëndegë dhe më pas kuvendi e përcakton kandidaturë. Unë ju kom ofrua degës si mundësi, por janë strukturat ato që vendosin nëse unë jam i denjë për këtë pozitë, e më pas për t’u zyrtarizuar. Por këto janë procedura të brendshme”.
Selmanaj, tutje shton se për të parin e LDK-së në Prizren ka edhe emra të tjerë, të cilët kanë një reputacion të mirë.
“Ka një organizim të mirë atje, janë edhe disa persona të tjerë që kanë shprehur vullnetin dhe për të cilët kam respekt, do të jetë struktura ajo që do të vendos për proceset deri të zgjedhja e një kandidati”.
Kujtojmë se për një periudhë me LDK-në në Prizren, ka udhëhequr Eqrem Kryeziu. Kryeziu gjatë qëndrimit në krye të LDK-së në Prizren ka arritur që vetëm një herë të jetë kryetar i Komunës së Prizrenit në vitin 2006./V.Selimi/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...