Shtëpia e Shekspirit në Londër, në të cilën ka shkruar veprën “Romeo dhe Xhuljeta”, sapo është zbuluar falë kërkimeve më të fundit.Historiani Xhofri Marsh ka një dhjetëvjeçar që analizon të dhëna të ndryshme për të kuptuar me saktësi se ku jetonte Shekspiri gjatë viteve 1590.
Marsh i nisi kërkimet menjëherë pasi u zbulua teatri elizabetian në Shorediç të Londrës Lindore, 2008.
Historiani donte të dinte nëse Shekspiri ka qenë ende gjallë kur veprat e tij po shfaqeshin në atë teatër.Studimet e mëparshme kanë dhënë idenë se Shekspiri ka jetuar në Londrën Qendrore, pranë Stacionit të Rrugës Liverpul, pasi u shfaq në regjistrat e taksapaguesve në vitet 1597-98.
Por vendi i saktë nuk u identifikua asnjëherë.Sipas Marsh, provat sugjerojnë se Shekspiri ka jetuar në një banesë me pamje nga oborri i kishës së Shën Helenës, në atë rrugë, si qiramarrës i “Kompanisë së Lëkurëshitësve”, një grup që organizonte tregtinë elizabetiane të lëkurës.
“Vendi ku Shekspiri jetonte në Londër na jep një kuptim më të qartë të aspiratave të tij në lidhje me punën dhe jetën private”, tha Marsh, i cili është edhe drejtor i Departamentit të Teatrit dhe Interpretimit te Muzeut “Viktoria dhe Albert”.
Ai shton se të jetuarit në një qytet si Londra e kanë rritur statusin e Shekspirit teksa zhvillonte karrierën, duke kërkuar një emblemë familjare dhe duke bërë plane që të jetonte në një shtëpi të shtrenjtë në Stratford.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë