Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk e ka kursyer nderimin dhe mirënjohjen e tij për ata qindra mijëra protestues dhe ato media ndërkombëtare, që mbështetën protestën e opozitës shqiptare dhe bënë që në të gjithë botën të flitej mbrëmjen e së 13 prillit, për Shqipërinë.
Në një shënim në Fb, në orët e vona të të shtunës, Berisha ka publikuar këtë mesazh për miqtë e tij në rrjetet sociale:
“Miq, BBC, CNN, Fox News, Euronews, New York Times, Washington Post, Reuteurs, VOA dhe mbarë mediat e tjera më të mëdha të planetit, që transmetuan “live” cunamin e jashtëzakonshem të opozitës shqiptare, e shpallën Tiranën – kryeqytetin e Ballkanit..
Nderim të madh qindra mijëra protestuesve, që shpërndanë në mbarë botën, zërin e fuqishëm të opozitës shqiptare. Mirënjohje mediave të mbarë globit për mbështetjen e kauzës së drejtë të shqiptarëve të revoltuar.”
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës