Kështu mbahet gjallë një lidhje në distancë

23:47 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Lidhjet në distancë mund të jenë të vështira. Nëse keni kohë që jeni pjesë e saj- ose nuk e dini me siguri kur kjo largësi do të marrë fund- mund të jetë dyfish edhe më e vështirë për ta mbajtur gjallë afërsinë mes jush. Gjithsesi, nëse përpiqeni s’ka asgjë që s’bëhet.

Pavarësisht pengesave, bëni tuajën që si ju dhe partneri ta ndjeni që gjërat s’kanë ndryshuar.

Lini mesazhe zanore.

Komunikimi është çelësi që mban gjallë një lidhje në distancë. Mesazhet mundësisht dërgojani me zë, pasi kur ju dëgjon impakti është krejt tjetër.

Mos harroni të bëni surpriza të vogla kur takoheni.

Mjafton që ai/ajo të buzëqeshë!

Bëni vazhdimisht plane për të ardhmen tuaj.

Një nga gjërat që do ju afrojë edhe më janë bisedat që do të bëni për të ardhmen. Edhe nëse nuk e dini si do të shkojnë gjërat më vonë, e mira është të flisni.

Si thoni për një vizitë surprizë?!

Mendojeni, sepse asgjë s’do t’ju gëzonte më shumë!

Dërgojini vazhdimisht foto.

Është e thjeshtë të dembelosesh kur je në një lidhje në distancë, por sa më shumë partneri të di për jetën tuaj, aq më mirë do të ndiheni të dy. Dërgoji foto që përshkruajnë ditën tënde njësoj sikur ajo të ishte aty.

Shihni bashkë një film përmes Skype-it apo FaceTime-it.

Në fund kujtoni që s’u zutë për kokoshkat.

Investoni në lodrën e duhur të seksit.

Mos harroni t’i kushtoni vëmendjen që meriton kësaj pjese.

Dërgojini parfumin tuaj.

Era juaj do ta bëjë të ndihet sikur jeni afër. Do t’i kujtohen çaste, momente romantike…

Sext!

Mos e nënvlerësoni fuqinë e të folurës pistë! Flirtoni për të parë sa të dhënë jeni ende pas njëri tjetrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme