Njerëzit e shkolluar mbajnë larg mjekun

23:46 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Sa më i shkolluar dhe i ditur të jesh, aq më e zhvilluar është korja e trurit, e për rrjedhojë aq më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundjet neurodegjenerative. Ky është shpjegimi pse një tru më i ditur është më i mbrojtur në shëndetin mendor.

Në fakt, sipas eksperimenteve dhe studimeve të kryera nga kërkuesit e universiteteve të Barcelonës dhe Gjermanisë, rezulton se ata individë që kanë shpenzuar më shumë kohë mbi libra gjatë jetës së tyre, të paktën 15 vjet, karakterizohen nga një aktivitet më i lartë i geneve përgjegjëse për neurotransmetimin dhe në imunitetin cerebral, por edhe korja e trurit ka një trashësi më të madhe.

Pra studimi dhe dija e mban trurin më të ri, edhe kur mosha avancon me kalimin e viteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme