Atletico Madrid ka shënuar fitore në përballjen kundër Celta Vigo, në një ndeshje ku shkëlqeu Antoine Griezmann.
Si më i miri i mbrëmjes, që ndodh zakonisht në skuadrën e Atletico, Griezmann u pyet nga gazetari se çfarë do të bënte skuadra e tij pa të dhe Oblak.
Kjo pyetje nuk i pëlqeu francezit, i cili refuzoi ta identifikonte skuadrën vetëm me dy emra, duke përfshirë të gjithë skuadrën në përgjigjen e tij.
“Po ne çfarë do të bënim pa skuadrën, apo pa një trajner si ky që kemi, ose njerëzit e stafit që ne nuk flasim për ta” ishte reagimi i Griezmann, transmeton lajmi.net.
“Ne po e shijojmë sezonin dhe shpresojmë të vazhdojmë akoma. Synimi ynë është vendi i dytë” ka shtuar sulmuesi francez.
Antoine Griezmann po lidhet ngushtë me zërat që e transferojnë lojtarin në ‘Camp Nou’, mundësi që lojtari e kishte refuzuar në të kaluarën, por që raportohet se është bërë pishman për këtë gjë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...