Google ADS

Protesta e opozitës, reagon Sekretari i Përgjithshëm i PS-së

23:19 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Ndërkohë që vijon protesta e opozitës së bashkuar, para parlamentit, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky i fundit ka akuzuar liderët e opozitës, se po tentojnë të destabilizojnë vendin, pasi nuk munden të vijnë në pushtet me votë të lirë.

Taulant Balla dënoi gjithashtu edhe dhunën ndaj punonjësve të policisë, 5 prej të cilëve janë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, pasi janë plagosur nag fishekzjarret.

“Të bindur se dalin humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Saliu, Monika dhe Luli, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet. Dhuna kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve demokratike është e dënueshme”, tha Balla./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme