Ju ka ndodhur që keni parë dikë në sy për një kohë të gjatë dhe keni harruar se ku ndodheni?
Psikologu italian, Giovanni Caputo, kreu një studim për të zbuluar çfarë ndodh në trurin e njeriut kur 2 persona shihen sy më sy për disa minuta me radhë.
Nga eksperimenti rezultoi se pothuajse të gjithë pjesëmarrësit përjetuan simptoma të shkëputjes, si të ishin jashtë trupit të tyre, dolën nga realiteti, pësuan ndryshime në zë dhe i perceptonin ndryshe ngjyrat.E gjithë kjo është një produkt i trurit tonë, që do të thotë se janë idetë e subkoshiencës tonë që shpalosen mbi fytyrën e individit tjetër.
Por më interesante ishte përjetimi i haluçinacioneve. 90% prej tyre thanë se fytyra e atij që kishin përballë iu dukej ndryshe 2 deri në 4 herë gjatë 10 minutash. Disa e shihnin fytyrën të shndërruar në përbindësh. Disa të tjerë shihnin fytyrën e ndonjë shoku, pjesëtari të familjes ose dhe vetë shëmbëlltyrën e tyre.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra