Trump më 2016: E dua WikiLeaks, tani: Nuk di asgjë rreth WikiLeaks

22:18 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump, kur u pyet nëse ai ende “e do” WikiLeaks siç kishte thënë në vitin 2016, u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se ai nuk di “asgjë rreth WikiLeaks”.

“Unë nuk di asgjë për WikiLeaks-in. Nuk është çështje e imja dhe e di se ka diçka që ka të bëjë me Julian Assange. Unë e kam parë atë që ndodhi me Assange”, u tha Trump gazetarëve gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae-in, për arrestimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Assange u arrestua të enjten në mëngjes në Londër, pasi Ekuadori e hoqi kërkesën e tij diplomatike për azil.
Ai është akuzuar se ka ndihmuar ish-specialistin e intelegjencës së ushtrisë, Chelsea Manning, për të hyrë në kompjuterët e Departamentit të Mbrojtjes në vitin 2010 në një përpjekje për të zbuluar dokumente sekrete të qeverisë, njoftoi Departamenti Amerikan i Drejtësisë të enjten, shkruan CNN.

Trump në mënyrë të përsëritur mohoi faktin se ka njohuri rreth WikiLeaks dhe Assange. Por, në fakt, ai ka një histori për mbështetjen e WikiLeaks, kur në një tubim në vitin 2016 ka thënë se “Unë e dua WikiLeaks.”

Gjatë fushatës, Trump në mënyrë rutinore duartrokiti WikiLeaks për rolin në shpërndarjen e përmbajtjes së komunikimeve të brendshme të vjedhura nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe fushata e Clinton.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme