Mick Jagger poston foton e parë pas operacionit në zemër

22:16 | 13 Prill 2019
Trina Galanxhi

Mick Jagger është mirë.

Këngëtari legjendar, postoi fotografinë e parë që nga operimi në zemër më 5 prill, transmeton Klan Kosova.

“Një shëtitje në park”, ka shkruar 75 vjeçari, i veshur me atlete, xhinse dhe një këmishë.

Është e paqartë se ku është realizuar fotografi, por operacioni i Jagger u krye në New York.

Pas operimit, ai shkroi një mesazh në Tëitter në mënyrë që t’ju tregonte fansave se është mirë.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja mbështetëse, tani ndihem shumë më mirë”, tha ai.

Për shkak të shëndetit të tij, Rolling Stones u detyruan të shtyjnë turneun e tyre.

Nuk dihet ende kur do të rivendoset turneu.

https://www.instagram.com/p/BwH3gu9nWG8/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme