A e dini pse veturat amerikane nuk kanë drita të pasme mjegulle

22:09 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Rregullorja 48 e Kombeve të Bashkuara e adoptuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë obligon prodhuesit që të gjitha veturave të dedikuara për tregun Evropian tu vendoset drita e pasme e cila duhet të aktivizohet në kushtet e shikueshmërisë së dobët nën 100m, kryesisht gjatë mjegullës.

Kjo rregullore obligon vendosjen e një ose dy dritave ne varësi të dëshirës së prodhuesit. Në rastet kur vendoset vetëm një dritë, ajo duhet të jetë në anën e shoferit, transmeton Express.

Në SHBA, ligji nuk kërkon një masë të tillë sigurie dhe si pasojë e kësaj veturat atje nuk kanë një dritë të tillë. Shoferët atje nuk kanë idenë se për çfarë shërben një dritë e tillë apo pse duhet të përdoret.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme