Protestuesit ndjekin Bashën, nisin marshimin drejt Parlamentit

21:29 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Pasi çanë kordonin e policisë në perimetrin e godinës së kryeministrisë, protestuesit kanë nisur tashmë marshimin drejt Parlamentit.

Ka qenë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, që u bëri thirrje protestuesve që të ndjekin liderin Lulzim Basha, drejt godinës së parlamentit.

Kujtojmë që protesta ka nisur rreth orës 18:00 dhe vijoi me një fjalë të Lulzim Bashës, para se të hidheshin lëndë plasëse drejt policisë dhe të çahej rrethimi i kryeministrisë.

Ende nuk dihet skenari i protestës dhe se sa do të vijojë ajo, pasi opozita nuk ka njoftuar për një afat mbylljeje, ndërsa policia ka kërkuar që gjithçka të marrë fund brenda mesnatës.

Burime për Top Channel, nga selia blu, thonë se protesta do të vazhdojë për disa orë, ndonëse nuk dihet nëse do të mbyllet në mesnatë./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme