Google ADS

Policia vë maskat kundërgaz dhe bën apel për zbulimin e fytyrave

21:01 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Turma e protestuesve ka çarë menjëherë kordonin e forcave policore dhe ka hequr barrierat metalike rreth kryeministrisë, menjëherë pas fjalës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Menjëherë policia ka bërë thirrje me megafonë, duke kërkuar që protestuesit e maskuar të mos marrin pjesë në protestë, apel ky që ishte edhe për organizatorët e manifestimit opozitar.

Në megafonë dëgjohen gjithashtu edhe thirrje që qytetarët të protestojnë paqësisht, ndërsa u janë lexuar edhe pasojat ligjore, për aktet e dhunshme.

Ndërkohë, forcat e policisë janë pajisur me maskat kundërgaz, për të qenë të përgatitur për ndonjë ndërhyrje me gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën e protestuesve./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme