Si një skuadër pa fitore në katër ndeshjet e fundit, shanset e Milanit për top katërshe kanë pësuar një goditje të madhe.
AC Milani dhe Lazio kanë bërë publike formacionet zyrtare për takimin mes tyre në stadiumin San Siro në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët duhet të sigurojnë gjithsesi tri pikë në ndeshjen mjaftë të vështirë mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër Lazios në mënyrë për të vazhduar garën për një pozitë kualifikuese në Ligë të Kampionëve.
Edhe skuadra mysafire ka të njëjtin qëllim dhe në rast të fitores do të siguronte pozitën e pestë që i garanton një vend në Evropa Ligë.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 20:30./arbresh.info/
AC Milan: Reina; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini
Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Bastos; Romulo, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A