Rreth 250.000 diabetik, prej të cilëve 70.000 pacientë janë në terapinë e insulinës. Ky është numri i njerëzve me këtë sëmundje në Maqedoni, e cila ndryshe nga rajoni, ku ka rënie, në vendin tonë po shënon rritje.
Mjeku Aleksandar Mitev thotë se ndryshe nga sëmundjet e tjera ku njerëzit nuk mund të ndryshojnë shumë, diabetikët me një dietë të mirë dhe aktivitet fizik mund japin rezultate të mëdha dhe pozitive. Por disiplina e qytetarëve të Maqedonisë për të praktikuar një mënyrë të tillë të jetës është e vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri në rritje i diabetikëve, me përjashtim të jetesës moderne, është për shkak të terapisë së vjetër të insulinës, por edhe vonesës të së njëjtës.
Shqetëson edhe fakti i rritjes së numrit të fëmijëve me diabet. Në nivelin e Maqedonisë, numri i tyre arrin deri 550, ndërsa shumica prej tyre janë të regjistruar në Strumicë dhe Tetovë./Telegrafi/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...