Policia hap zjarr ndaj një personi që goditi një makinë të ambasadës ukrainase në Londër

18:32 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Ambasada e Ukrainës në Londër ka thënë se policia ka hapur zjarr ndaj një personi, i cili me makinën e tij goditi të paktën dy herë një makinë të ambasadës.

Në një deklaratë të postuar sot nga ambasada, thuhet se një person është arrestuar nga policia, edhe pse është ende e paqartë nëse i arrestuari është plagosur.

Asnjë pjesëtarë i stafit të ambasadës nuk është lënduar nga ky incident, thuhet në deklaratë.

Ambasada e Ukrainës tha se makina që është goditur është makina zyrtare e ambasadorit, e cila ishte parkuar pranë ambasadës.

Deri më tani, policia në Londër nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë incident.

Gazeta The Evening Standard ka raportuae se rruga që çon për në ambasadën ukrainase, në lagjen Holland Park, është bllokuar për qarkullim nga policia.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme