Protestuesit grumbullohen para selisë së PD-së, pritet nisja drejt kryeministrisë

18:37 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Protestuesit janë grumbulluar para selisë së Partisë Demokratike, ku po presin daljen e liderit të kësaj force politike, për t’u zhvendosur drejt kryeministrisë.

Pankarta të shumta ku kërkojnë largimin e kryeministrit, por edhe çadra me mbishkrimin “Rama Ik”, vihen re në duart e protestuesve, që edhe sot pritet të jenë disa mijëra.

Pak më përpara opozita bëri me dije edhe shifrat e protestuesve të nisur nga rrethe të ndryshme të vendit, të cilët kanë mbërritur në zonën pranë sheshit dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Nga momenti në moment, pritet që edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, bashkë me simpatizantët e kësaj force politike, të nisen nga selia e tyre, për t’u bashkuar me protestuesit para kryeministrisë./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme