Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pak fajtor pse rinia e Kosovës shkon jashtë vendit. Ai ka deklaruar se ka kërkuar viza pune për qytetarët e Kosovës në vendet evropiane, kur i ka parë ata duke u përpjekur të dalin ilegalisht.
Këtë deklarat jo të zakonshme e tha sot në takim me strukturat e AAK-së në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.
“Kemi kërkuar edhe në Amerikë punësim sezonal, me i çu motrat medicinale sepse i kemi njerëzit pa punë, ne e kemi ditë që nuk arrijmë kaq shpejtë me i çelë vendet e punës për krejt në Kosovë, edhe nëse i heqim nja 20 kushëri që i kemi shti, a të familjes, a disa shokë, prapë nuk është që ndryshon gjendja me vende të punës, ajo nuk është porosi e shëndetshme. Unë i kam lyp këto viza, është meritë e punës që e kam bërë me këtë qeveri me na çelë vizat e punës”, tha ai.
Duke thënë se edhe ai e ka një pjesë të fajita për largimet nga vendi të të rinjve, Haradinaj ka thënë se situata është e vështirë dhe se është e pamundur të happen vende të reja të punës në një afat të shkurtë kohor.
“Nëse ia atribuojmë një qeveri, si rastit tim, krejt këto faje, probleme, për me i zgjedh nëse është dikush aq i zoti sot ia jap punën, nuk besoj që dikush mundet të punojë më shumë sesa që po punojmë sot, prej mëngjesit deri në mbrëmje, tërë kohën punë me tema. Nuk jemi të dorëzuar, nuk jemi të befasuar siç po kujtojnë, siç ka tendenca me thënë, e dimë ku jemi e çka na pret mirëpo mundësitë janë këto që janë dhe po punojnë intensivisht me i zgjidh”, ka deklaruar ai.
Në takimin me strukturat e partisë në Ferizaj, shefi i ekzekutivit ka thënë se dialogu e proceset e tjera të rëndësishme për Kosovën nuk duhet të bëhen vetëm si përshtatje, por shteti duhet t’i ketë argumentet e tij në çdo temë.
Edhe njëherë, Haradinaj tha se Kosova duhet të jetë insistuese në të drejtat e saj.
“Ne jemi edhe vijë e frontit e interesave euroatlantike, të botës euroatlantike që i prinë Amerika, me një vijë tjetër të frontit të botës që i prinë Rusia. Ne nuk duhet me u bë shumë të thjesht e të butë, e të arsyeshëm, ne duhet të jemi insistues në të drejtën tonë, jemi Kosovë, duam të bëhemi shtet kështu kemi rënë dakord duam ta mbyllim këtë punë”, është shprehur Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...