Google ADS

Studentët e UT-së: Nuk u plotësuan kërkesat tona

17:46 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Studentët e UT-së të cilët protestuan në dhjetor të vitit të kaluar, thonë se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër. Më të zëshëm janë studentët e mjekësisë. Thonë se përkundër premtimit, pjesa më e madhe e kërkesave nuk janë realizuar. Kërkojnë kushte më të mira nëpër laboratorë, thonë se u mungojnë reagensët që duhet të furnizohen rregullisht ndërsa problem shtesë është edhe mungesa e aparaturës.

Pikë së pari ka mungesë të amfiteatrove, në laboratorë ka mjete shumë pak, mjetet elementare që na duhet për zhvillim të mësimit praktik, pra kushtet janë katastrofë. Ne si studentë praktikën e mbajmë në ordinanca private kjo është e vështirë për ne”

Duhet ripërtëritje e instrumenteve që duhet ti përdorim, ato që janë, janë të vjetra, mungojnë shumë instrumente. Ministria duhet të shikoj studentët për më shumë kushte” – theksuan studentët

Dekani i fakultetit të mjekësisë Kastriot Haxhirexha tha se Universiteti ka kryer obligimet, duke hedhur topin tek Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

Laboratorët kanë nevojë për një infuzion të fuqishëm por kjo varet kryesisht nga ministria e Shëndetësisë dhe arsimit. Kemi marr vendim që çdo lëndë provimi të mbahet nga dy e më tepër pedagogë, kemi marrë vendim njëkohësisht që provimet të bëhen në formë të testimeve. Kisha vërejtje nga shumë studentë se janë të detyruar në blerje të librave nga pedagogë të lëndëve të caktuara dhe menjëherë thirra gjithë stafin dhe kërkova që abuzime të këtilla të evitohen”- tha Kastriot Haxhirexha, Dekan i fakultetit të mjekësisë

Ministri i shëndetësisë Filipçe, i cili ditë më parë vizitoi Fakultetin e Mjekësisë në UT, për pjesën praktike studentët i orientoi në Spitalin “8 Shtatori”.

I planifikojmë edhe spitalet private sepse gjithkund ku punojnë ekspertë të mirë mendoj se duhet të kenë qasje studentët sepse veç leverdisë së studentëve benefit do kenë edhe pacientët” – shtoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

Studentët e mjekësisë kërkojnë gjithashtu që ekskursionet shkencore të mbulohen nga Universiteti dhe Ministria e Arsimit./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme