Google ADS

Formacionet zyrtare, Dortmund – Mainz

17:28 | 13 Prill 2019
Arbresh Info

Borussia Dortmundi dhe Mainz kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre këtë pasdite (e shtunë).

Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin Iduna Park në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët pësuan disfatën më të tmerrshme të këtij sezoni në xhiron e fundit duke humbur 5 me 0 nga Bayerni që edhe rrëmbeu kreun e tabelës, por pritet të rikthehen në takimin e sotëm kundër Mainz.

Takimi i parë mes tyre këtë sezon ka përfunduar me rezultat 2 me 1 në favor të gjigantit gjerman dhe një rezultat pozitiv pritet të siguronte edhe sonte nga skuadra e Lucien Favres.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:30./arbresh.info/


Borussia Dortmund: Bürki; Wolf, Akanji, Weigl, Diallo; Witsel, Delaney; Sancho, Reus, Bruun Larsen; Götze.

Mainz: Müller; Donati, Hack, Niakhaté, Aarón Martín; Gbamin, Kunde; Onisiwo, Latza, Boëtius; Mateta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme