Interi thuhet se ka vendosur për të rritur përpjekjet e tyre për të nënshkruar me mesfushorin e Tottenham Hotspurit, Christian Eriksenin.
27-vjeçari është afër për t’i dhënë fund gjashtë viteve të tij te “Spursët”, por kontrata e reprezentuesit të Danimarkës do të skadojë në vitin 2020, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka rezultuar në interesim të nënshkrimit me Eriksenin dhe është sugjeruar në fillim të kësaj jave se Interi ka monitoruar performancën e mesfushorit në ndeshjen në Ligë të Kampionëve kundër Manchester Cityt mbrëmjen e së martës.
Bazuar në një raport nga Tuttosport, Interi ka reaguar gjithashtu duke zhvilluar negociatat preliminare në lidhje me transferimin e mundshëm të yllit të “Spursëve”.
Skuadra nga Premierë Liga dëshiron të mbajë Eriksenin në veri të Londrës, por shitja mund të konsiderohet nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje brenda muajve të ardhshëm./arbresh.info/
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka