Assange me një ‘ushtri’ avokatësh për të shmangur ekstradimin në SHBA

15:40 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Julian Assange thuhet të ketë angazhuar një ekip të avokatëve të shtrenjtë gjersa përgatitet për të luftuar ekstradimin në SHBA me dhëmbë e thonj.

Wikileaks do të japë paratë për betejën ligjore të themeluesit të saj, transmeton portali arbresh.info.

Assange ishte i ‘ngujuar’ në ambasadën ekuadoriane kur u tërhoq zvarrë nga policia britanike para Magjistratit të Westminister ku edhe u shpall fajtor për dështim të paraqitjes para gjykatës.

LEXO EDHE: Julian Assange: Pse Ekuadori ia përfundoi qëndrimin në ambasadën e Londrës?

Ai mund të përballet me 12 muaj burgim në Britani nëse dënohet, por ai kërkohet edhe në SHBA për akuzat e hakimit dhe në Suedi për sulm seksual.

Por ai është i vendosur të sfidojë çdo përpjekje ekstradimi në Gjykatën Supreme me një ushtri të avokatëve të klasit të lartë, sipas Times./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme