Tayna thotë se është versioni femër i “Don Zhuanit”

14:08 | 13 Prill 2019
A. B.

Tayna është një ndër reperet më të suksesshme në estradën tonë shqiptare.

Reperja e njohur ka sjell disa këngë gjatë vitit të kaluar, të cilat u shndërruan në hite tek fansat shqiptar, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi Tayna ka postuar një fotografi në llogarinë e saj “Instagram” teksa shfaqet përvëluese me një veshje provokative ku vinte në pah gjoksin seksi.

“Versioni femër i Don Juan”, ka shkruar ajo.

Theksojmë se kënga e fundit e prizrenases, “Kce”, është shikuar deri më tani mbi dhjetë milionë herë në platformën YouTube.

Ndryshe, Tayna është duke punuar në këngë të reja muzikore si dhe gjatë verës do të mbajë disa koncerte. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme