Në margjinat e Samitit të tetë të shefave të qeverive nga vendet e Evropës qendrore dhe lindore dhe Republikën Popullore të Kinës nga procesi i bashkëpunimit 16+1 u mbajt takim bilateral mes kryeministrit Zoran Zaev dhe me kryeministrin çek, Andrej Babish.
Qëllimi i takimit ishte të afirmohen marrëdhëniet e mira dhe të hapen fusha të reja për bashkëpunim si në ekonomi, integrimet euroatlantike të vendit tonë, siguri dhe në punë të brendshme. Në këtë drejtim kryeministri Zaev përmendi vizitë e e fundit të zëvendëskryeministrit së Qeverisë së Çekisë, Jan Hamaçek si nxitje e rëndësishme e avancimit të bashkëpunimit, njofton telegrafi maqedoni.
“Këtë vit shënojmë 25 vjet që kur kemi vendosur marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve tona. Republika e Çekisë është mik i madh dhe vend mbështetës. Kemi potencial të rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve tona vitin e kaluar është rritur për 10%. Kompanitë çeke janë të mirëseardhura dhe do të marrin përkrahje dhe trajtim nga shteti njëlloj si kompanitë vendore nëse vendosin të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha kryeministri Zaev.
Për euro integrimet dhe për vendimin për nisjen e bisedimeve me BE-në, nga kryeministri Bashish u tha se Republika e Çekisë do ta jap ndihmën e nevojshme që vendi ynë të marrë vendim pozitiv për fillim të bisedimeve.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...