Kim thotë se është krenare që e ka mësuar Kanye West si t’i kursejë paratë

10:11 | 13 Prill 2019
A. B.

Revista e njohur “Vogue” ka realizuar një video me 73 pyetje në shtëpinë e Kim Kardashian dhe Kanye West, në Hills Hidden të Kalifornisë.

Mes pyetjeve të shumta, Kim u pyet se çfarë ishte një gjë për të cilën ajo ndjehej krenare që ia kishte mësuar Kanyet, Kim tha:

“Unë jam krenar të them se i kam dhënë atij këshilla financiare shumë të mira për kursim”.

Ndërkohë, në kundërpërgjigjen e tij Kanye tha: “Më ke dhënë këshilla, por unë nuk i dëgjoj ato”.  /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme