Google ADS

Angelina Jolie kërkon ribashkimin me Brad Pitt

08:31 | 13 Prill 2019
A. B.

Teksa kanë kaluar dy vite që Angelina Jolie, paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt, duket se aktorja e famshme ka ndryshuar mendim.

Duke cituar një burim ekskluziv, gazeta e njohur “The Sun” shkroi një ditë më parë se Jolie ka pasur një ndryshim ndjenjash dhe dëshiron që të ringjallë martesën e saj.

Sipas kësaj medie, aktorja ia ka bërë të qartë Brad-it se ajo dëshiron që të ribashkohen. “Aktorja po përpiqet që t’ia bëjë shumë të vështirë procesin e divorcit, me shpresën e rikthimit, por Pitt nuk e dëshiron këtë gjë. Ai do që të ketë një marrëdhënie miqësore me Jolie për hir të fëmijëve”, shkruan tabloidi.

Kujtojmë se pas lajmit të divorcit, ka patur mosmarrëveshje nga ana e çiftit në lidhje me fëmijët, por më pas ata u përpoqën që të rigjenin një marrëveshje ligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme