I pari i Gjilanit Lutfi Haziri e ka quajtur dinak deputetin e Vetëvendosjes Glauk Konjufca. Ky i fundit javë më parë tha se LDK dhe PDK do të hynin në koalicion nëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të udhëheq Lutfi Haziri, pas zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.
LDK kategorikisht e mohon mundësinë e një koalicioni me partinë e Kadri Veselit, pasi thonë se nga ajo u ‘prenë në besë disa herë’.
“Tendenca e z.Konjufca që me dinakëri politike me thanë që ‘’nëse ai vjen në LDK ata na simpatizojnë neve më shumë sesa ky që e simpatizon’ është dinake.
‘Me të thanë të drejtën rivalin e vetëm edhe më të madhin në Kosovë e kam PDK’në. E kam mund gjithmonë. Në nivele të mija dhe ku kam garu personalisht. Unë në Gjilan e kam mujt qe 20 vjet. VV’së i bjen që qe 20 vjet ja kam mujt kandidatin edhe kurrë koalicion nuk kam bërë me PDK’në edhe me VV’në’, sqaroi Haziri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
Haziri thotë se aktualisht fuqia e tij në LDK është më e madhe se që mund të jetë nëse ai vjen në vend të Isa Mustafës.
Ai akuzon VV’në për dyfytyrësi.
“Me partnerin duhesh me u sjellë si me vëllain, me mbajt fjalën dhe mos me i bo trika politik. Me qenë korrekt”, shton ai.
“Konjufca në njërën anë në tavolinë me neve duke tentu me bo opozitë e në anën tjetër me dinakëri flet. Ai mendon që më ka dëmtu mu. Ama pjesa më e madhe elektoratit të LDK’së PDK’në dhe VV’në i shohin njëjtë’, shpjegon Haziri.
“VV është grupimi marksist-leninist i dalë prej LPK’së. Pastaj LPK’ja si themeluese e PDK’së nuk ka mujt me i akomodu …Ata kanë dalë prej të njëjtit soj”, tha Haziri.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?