Toni Kroos reagon pas raporteve rreth largimit verës nga Real Madridi

23:27 | 12 Prill 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madridit, Torni Kroos ka reaguar ashpër ndaj raporteve se do të largohet nga klubi gjatë verës duke thënë se “këto informata janë plotësisht të pavërteta”.

29-vjeçari ka qenë i rregullt te skuadra e parë në Madrid që nga vera e vitit 2014 dhe ka fituar tre tituj në Ligë të Kampionëve dhe një titull në La Liga në vitin 2017, transmeton portali arbresh.info.

Raportet pretendonin se largimi i tij mund të shpejtoj marrëveshjen me Paul Pogban ose Christian Eriksenin, të cilët thuhen se “janë të dy në shije të Zidanes”.

Reprezentuesi gjerman është kritikuar për performancat e tij këtë sezon dhe madje është vlerësuar se niveli i tij ka qenë më i dobëti në pesë sezonet e tij te “Los Blancos”.

Kroos ka shënuar 13 gola gjatë 228 paraqitjeve në Madrid dhe nuk duket se do të largohet gjatë verës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme