Meghan Markle i vendos rregullin e ri punonjësve, por nuk pritet aspak mirë

22:55 | 12 Prill 2019
Trina Galanxhi

Ka pafund thashetheme për vendimet e fundit që dukesha Meghan Markle po merr në lidhje me shtatëzëninë, por dhe organizimin e jetesës. Së fundmi, një anëtar i stafit mbretëror ka treguar për rregullat e reja të parkimit që ajo ka vendosur në Windsor.

Meghan kërkon privatësi dhe i ka kërkuar punonjësve të mos parkojnë në zonën afër dritares së saj.

Sipas tabloidëve, parkingu i makinave afër shtëpisë së re të Harryt dhe Meghan është përdorur për vite të tëra nga stafi. Por tashmë atyre i duhet të parkojnë në një vend publik, rreth 1.5 km larg. Kjo do të thotë gjithashtu që u duhet të paguajnë një tarifë shtesë.

Por nga një tjetër burim tregohet se kjo nuk është urdhëruar nga Harry dhe Meghan, por nga inspektorët mbretërorë. Në fakt kjo bën më shumë sens, duke marrë parasysh që Meghan ka pafund gjëra të tjera për të menduar, me në krye fëmijën që pritet të lindë. /Blitz.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme