Matthijs de Ligt duket se do të ndjek në derën e largimit gjatë verës bashkëlojtarin Frenkie de Jong për shkak se holandezi është përfolur shumë për transferim te Barcelona, një klub që Louis van Gaali beson se do të ishte më i miri për mbrojtësin.
Ish trajneri i Ajaxit dhe Barcelonës, Luis van Gaal beson se katalunasit janë opsioni më i mirë për 19-vjeçarin edhe pse mund të jetë në gjendje për të mësuar edhe diku tjetër më shumë, transmeton portali arbresh.info.
“Unë mendoj se ai mund të luaj në çdo ligë”, ka thënë fillimisht Van Gaali në lidhje me mbrojtësin.
“Në Itali ata janë mjeshtër të mbrojtjes, prandaj aty mund të mësojë dhe të rritet”
“Por, nëse unë do të isha në pozitën e tij, unë do të shkoja te Barcelona. Ata kanë mbrojtës që nuk janë shumë të fortë dhe mund të luaj aty”
“Si një alternativ tjetër, Manchester City më pëlqen”, përfundon Van Gaal./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...