Në prag të sezonit turistik, operatorët turistik janë të pakënaqur nga rregullorja për pagesën e subvencioneve. Për ta është e palogjikshme që për turistët e akomoduar në kategori të larta të vlejnë rregullat e njëjta, njësoj si për ata që qëndrojnë nëpër objekte private.
Është obligim i shtetit që ta ndryshoj ligjin për subvencionim. Ligji aktual nuk është funksional në raport me shumat që u jepen turistëve. Mendoj se në të ardhmen duhet të ketë ndryshim që të përmirësohet mënyra e subvencionimit që edhe operatorët të kenë sukses më të madh- thotë Çelik Asim- operator turistik nga Ohri.
Drejtori i Agjencisë për mbështetjen dhe promovimin e turizmit, Lupço Janevski thotë se së bashku me sektorin turistik do të diskutojnë për mënyrë të re të subvencionimit. Pagesa të kryhet sipas kategorizimit, të rritet qëndrimi mesatar në vend nga 3 në 4 netë si dhe pagesa të jetë ndryshe kur është sezoni dhe kur është jashtë sezonit. Shton se në vitin 2018 janë paguar 33% më shumë subvencione se viti paraprak. Pohon se kanë poseduar mjete buxhetore për pagesën e të gjitha kërkesave.
Në vitin 2018 janë paguar subvencionet e mbetura për vitin 2016 dhe 2017. Do të thosha se në vitin 2019 rregullisht paguhen subvencionet. Në mënyrë shtesë do të paguhen pas zgjedhjeve. Kemi paguar subvencione të mbetura për disa operatorë për vitin 2016 dhe 2017 prej të cilëve kishim ankesa dhe konteste gjyqësore- deklaroi Lupço Janevski- Drejtor i Agjencisë për mbështetjen dhe promovimin e turizmi.
Sipas “Eurostat-it”, Maqedonia vitin e kaluar ka shënuar nivelin më të lartë të numrit të përgjithshëm të prenotimeve në Evropë me 22,1%. Janevski thotë se është mirë që ka rritje të numrit të mysafirëve nga vendet fqinje. Numri i vizitorëve nga Shqipëria është rritur për 30% ndërsa nga Bullgaria dhe Serbia për 25%. Më shumë subvencione për turist jepen për vizitorët e shteteve të Beneluksit apo 65 euro./AlsatM/
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...