Fushatën për zgjedhjet presidenciale, kandidati i mbështetur nga pushteti, Stevo Pendarovski mbrëmë e zhvendosi në Koçan. Pendarovski mes të tjerash përmendi edhe drejtësinë dhe kompetencat e presidentit në këtë sferë, një prej të cilave është zgjedhja e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor. Ai tha se ka ardhur koha që në institucionet e drejtësisë të punësohen persona që plotësojnë kriteret profesionale dhe jo punësime në baza familjare.
Nuk mundet si deri më tani të shihen lidhjet familjare apo përkatësia politike. Duhet të shihen kompetencat, profesionalizmi dhe integriteti I atyre personave, në të dyja këto instance të larta të drejtësisë. Nuk mund që njerëz që nuk kanë hyrë asnjëherë në gjykatë në bëhen pjesë e Këshillit Gjyqësor dhe të vendosin se si punojnë gjykatësit e tjerë, nëse janë të mirë apo jo. A duhet të avancohen apo të pushohen nga puna? – deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president./AlsatM/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...