Pasditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, priti në zyrën e tij një delegacion zyrtar të kryesuar nga koordinatori për punë të jashtme dhe të brendshme në Ndërmarrjen “Ibër Lepenci”, Valon Eshrefi, Lutfi Isufi, drejtor i Departamentit për Zhvillim në Ndërmarrjen “Ibër Lepenci”, Karina Zachodni nga Western Balkans Investment Framework, strukturë kjo e Bashkimit Evropian, përkatësisht Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që mbështet zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë dhe disa shtete të rajonit tonë si dhe zyrtarë të tjerë.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkërendimi i veprimeve dhe njoftimi për rrjedhën e investimit në ndërtimin e pendës, përkatësisht ujëmbledhësit nga sistemi Ibër-Lepenc.
Mysafirët njoftuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu se studimi i fizibilitetit për ndikimin social dhe ambiental i projektit të ujëmbledhësit është gati në përfundim, përkatësisht përfundohet në qershor, si dhe pjesa teknike e financiare që ka rezultuar pozitive. Përmes këtij projekti Ferizaj dhe komunat tjera përreth si Shtërpca, Kaçaniku, Vitia dhe Shtimja do të jenë përfitueset kryesore. Ndërtimi i pendës në zonën e Neredimes do të krijoj efekt të jashtëzakonshëm drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të regjionit tonë, duke ndikuar veçanërisht në dy rrafshe, atë të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përdorimin e ujit për nevoja industriale si dhe tërheqjen e turizmit në këto zona. Zgjidhja që ofrohet përmes këtij projekti është shekullore, andaj rezultati pozitiv i fazës teknike-financiare dhe ndikimit social e mjedisor i nxjerrë përmes studimit të fizibilitetit, hap rrugën për projektimet e mëtutjeshme në kuadër të këtij projekti që ka vlerën e afro 500 milionë eurove.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se qeverisja e tij lokale ka gatishmërinë e plotë për të realizuar këtë projekt zhvillimor me rëndësi strategjike e historike për zonën ku mëton të shtrihet, duke ofruar gjithë kapacitetin e autoriteteve lokale në dobi të jetësimit të këtij projekti.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...