VMRO-DPMNE-ja akoma është duke përgatitur materialet lidhur me vërejtjet rreth propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Opozita nuk bën të ditur se kur konkretisht pritet dorëzimi i tyre në Ministrinë e Drejtësisë.
Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë, shkurt, se vërejtjet kanë për qëllim ofrimin e zgjidhjes sa më të mirë për Prokurorinë Publike. Ndërsa Ministria e Drejtësisë nga ana tjetër nuk jep detaje për rrjedhën e takimeve. Nga dikasteri i Renata Deskoskas bëjnë të ditur se janë duke pritur përgjigjen opozitës, që më pas bisedimet të vazhdojnë deri në harmonizimin e qëndrimeve. Derisa grupet e bisedimeve janë optimiste, subjektet vazhdojnë me akuza. LSDM-ja pretendon se deri më tani konsensusin e kanë penguar kërkesat e VMRO-DPMNE-së për amnisti.
Patjetër ta kemi parasysh se ka vija të kuqe të cilat nuk guxojnë të tejkalohen. Amnistimi i krimit dhe vjedhjeve që i kanë bërë për 11 vite sa ishte në pushtet VMRO-DPMNE-ja, nuk mund të falet. Por pikërisht këtë ekipi negociues i opozitës edhe po e kërkon. Për në një gjë e tillë është e papranueshme- deklaroi Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.
VMRO-DPMNE-ja thotë të kundërtën. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Aleksander Nikollovski, Ministria e Drejtësisë pranon kërkesat e opozitës vetëm në formë deklarative.
Duhet ta them se ka tentativë për t’i harmonizuar qëndrimet dhe ne kemi parimet tona të cilat Ministria e Drejtësisë në mënyrë deklarative i ka pranuar, por kjo nuk mjafton pasi çdo gjë duhet shkruar në letër. Nëse ka vullnet tek dyja palët, sigurisht që do të ketë marrëveshje, nëse jo kuptohet se do të përfundojmë pa marrëveshje- tha Aleksander Nikollovski, Nënkryetar i VMROD-DPMNE-së.
Grupet e punës deri më tani kanë zhvilluar disa takime ndërsa gjëja për të cilën deri më tani janë pajtuar është ajo për ndarjen e 65 amendamenteve në grupin e çështjeve teknike dhe atë për çështje thelbësore. Nga ana tjetër dallimet mbeten për mënyrën e funksionimit të prokurorisë speciale dhe përdorimin e “bombave” si dëshmi./AlsatM/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...