Athina konsideron si kriter bazë për hapjen e negociatave respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Është ky kushti që i ka vendosur kryeministri grek Aleksis Tsipras homologut shqiptar gjatë takimit që zhvilluan në Samitin 16+1 i vendeve të Europës Juglindore me Kinën.
Janë kursyer në dhënien e detajeve për takimin që zhvilluan me dyer të mbyllura kryeministri Edi Rama me homologun e tij grek Aleksis Tsipras. I pari që shpërndau një informacion rreth këtij takimi ishte kryeministri i Greqisë.
“Takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të punimeve të takimit të kryetarëve të shteteve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore dhe Republikës Popullore të Kinës”, shkruan kreu i qeverisë greke në foton e publikuar në rrjetet sociale.
Burime diplomatike në Athinë, të pyetura nga televizioni ABC News thanë se takimi zgjati gati një orë dhe u zhvillua në një “klimë shumë pozitive”. Sipas burimeve, Tsipras ka nënvizuar se krahas realizimit të reformave të nevojshme, Athina konsideron si kriter bazë për hapjen e negociatave respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Në këtë kuadër, Tsipras e Rama kanë diskutuar për çështjen e pasurive të minoritarëve, por edhe për aktet zbatuese të ligjit mbi minoritetet që u miratua para disa muajsh. Një tjetër çështje që u diskutua gjatë takimit lidhej me rishikimin e teksteve shkollore të historisë.
Ndërsa zyra e shtypit e Kryeministrisë shqiptare njofton se biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.
Gjatë më shumë se katër viteve që ndodhet në pushtet Aleksis Tsipras ka vizituar apo pritur kryeministrat e gjithë vendeve të rajonit, me përjashtim të Kosovës, që Athina nuk e ka njohur zyrtarisht si shtet të pavarur. E vetmja vizitë e munguar është ajo e zotit Tsipras në Tiranë apo anasjelltas, e kryeministrit Edi Rama në Athinë.
Por analistët grekë vërejnë se, pavarësisht mungesës së një vizite të tillë, është e rëndësishme që dy kryeministrat i mbajnë hapur urat e komunikimit, qoftë dhe “në fushë asnjanëse”.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim dypalësh në Dubrovnik edhe me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang gjatë samitit të 16+1 mes vendeve të Evropës Juglindore dhe Kinës.
Gjatë këtij takimi kreu i qeverisë shqiptare i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez. Kërkesa e kryeministrit Rama për heqjen e ndërsjellë të vizave mori premtimin e kryeministrit Li Keqiang, i cili konfirmoi edhe heqjen e çdo barriere për importin e mjaltit, verës dhe vajit të ullirit shqiptar.
Qëndrimin e tij në Kroaci, kryeministri Edi Rama e ka ndarë edhe me ndjekësit në mediat sociale./abcnews.al
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës