Edhe pse ka kaluar një vit pas dështimit për të nënshkruar me mesfushorin Luka Modric, Interi është ende në kërkim të një mesfushori të mrekullueshëm.
Ata kërkojnë një përzierje mes kualitetit dhe eksperiencës në mënyrë për të drejtuar klubin e tyre sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info. Një ëndërr e madhe, një vit më vonë, është kroati tjetër që luan në La Liga – jo më Modric, por Ivan Rakitici.
Përveç mesfushorit të Barcelonës, “Nerazzurrët” planifikojnë të bëjnë një tjetër blerje për përforcimin e mesfushës dhe janë përfolur shumë për transferimin e Barellas dhe Ndombeles. Por, një emër i tretë që është shfaqur në skenë është mesfushori shqiptar Granit Xhaka që luan te Arsenali.
Xhaka thuhet se është vëzhguar në mënyrë të gjerë nga “Nerazzurrët”. Mirëpo, çmimi i kësaj lëvizje të mundshme është duke ngadalësuar entuziazmin.
“Topçinjtë” kanë paguar 45 milionë euro gjatë vitit 2016 dhe nuk kanë ndërmend për të dhënë në zbritje atë gjatë një vere në të cilën ata tashmë kanë humbur mesfushorin Aaron Ramsey, i cili falas do t’i bashkohet Juventusit.
Aktualisht gjithçka mund të mbetet vetëm interesim, por nëse Arsenali lë të kuptohet se është i gatshëm për të negociuar tarifën e transferimit, gjërat mund të bëhen më konkrete në të ardhmen./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...