Në fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është hapur Panairi I Universiteteve Amerikane – Edukimi Amerikan, shkruan Arbresh.info
Ky panair u organizua me qëllim që të rinjtë nga Kosova të kenë mundësi studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Universitetet Amerikane para nxënëseve, studentëve dhe profesorëve kosovarë paraqesin programet e studimeve akademike dhe mundësitë e përkrahjes financiare në këto Universitete Amerikane.
Pjesë e këtij panairi të Edukimit, ishte edhe Ambasadori Amerikan, në Kosovë, Philip S.Kosnett.
Ai tha se ndjehej i kënaqur që këtë panair po e vizitojnë më shumë se 1000 studentë, ku tha se kjo është një mundësi e mirë që studentet të jenë pjesë e Universiteteve Amerikane.
E kjo sipas Ambasadorit Amerikan, tregon edhe një herë lidhjet e forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është me të vërtetë kënaqësi e madhe që jam këtu në panairin e edukimit, ku kemi të gjithë ata përfaqësues të Universiteteve të ndryshme Amerikane që janë duke e vizituar Kosovën. Mendoj se njejtë si është e larmishme Amerika dhe sistemi Arsimor I SHBA-ve është I larmishëm, sepse kemi universitete të mëdha të cilat janë publike, shkollat e vogla liberale të artit. Gjithashtu gjatë rrjedhave të studimeve mund të filloni të studioni diçka dhe ta ndryshoni atë dhe të kaloni në diçka tjetër. Prandaj është shumë emocionuese që kemi më shumë se 1000 studentë që janë duke e vizituar këtë panair, të cilët duan t’i bashkëngjiten më shumë se 1 milionë studentëve ndërkombëtar të huaj, që janë duke studiuar në SHBA. Kjo edhe njëherë tregon për lidhjet e forta mes Kosovës dhe SHBA-së, që shpresojmë të vazhdojnë edhe më tej në fushën e edukimit” u shpreh Ambasadori Kosnett.
Ky Panair u organizua nga Qendra Amerikane për Këshillim dhe mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/794705094219689/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...