Babai i superyllit të Paris Saint Germainit ka hedhur poshtë raportet në media se lojtari është duke menduar largimin nga kampioni francez.
Neymar iu bashkua klubit parisien nga Barcelona për një shumë rekorde prej 222 milionë euro gjatë verës së vitit 2017 dhe është përfolur shumë për rikthim në Camp Nou qysh pas kësaj lëvizje, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ka pasur gjithashtu thashetheme të shumta që Real Madridi do të dëshironte të nënshkruaj me lojtarin në të ardhmen, megjithëse klubi zyrtarisht ka mohuar interesimin në të.
“Kontrata e tij në PSG është e gjatë dhe ne nuk jemi ende në fund të sezonit”, ka thënë babai i Neymarit për RMC Sport.
“Kontrata e tij origjinale nuk është madje as 50 për qind e kryer ende, prandaj të gjithë duhet të pushojnë sepse thashethemet gjithmonë do të ekzistojnë në futboll”
“Çdo klub do të ëndërronte të nënshkruante me të, por tifozët e PSG-së nuk duhet të jenë të shqetësuar sepse Neymar nuk dëshiron të largohet nga klubi”
“Neymar dëshiron të qëndroj në Paris dhe të vazhdoj të fitoj tituj”, përfundoi babai i superyllit./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...