Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në Sesionin Plenar të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Varshavë nën bashkëdrejtimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Polake, Jacek Czaputoëicz dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka treguar se në fjalimin e tij ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar të zgjidh çështjet me fqinjët.
Postimi i plotë:
I nderuar të marrë pjesë në Sesionin Plenar të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Varshavë nën bashkëdrejtimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Polake, Jacek Czaputowicz dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas.
Theksova progresin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve me fqinjët tanë, si dhe theksova nevojën që t’i zgjidhim problemet e trashëguara me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Gjatë këtij Sesioni, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim, theksova nevojën e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë pa viza në Bosnje Hercegovinë dhe në Zonën Schengen.
E vetmja rrugë para për rajonin është komunikimi i lirë dhe i mirë mes qytetarëve tanë, andaj Republika e Kosovës është e përkushtuar që të gjej zgjidhje për të lehtësuar këtë proces.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...