Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e projektit të USAID-it për bujqësi “AGRO”, më të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, në kuadër të këtij projekti.
Ministrja Zivic i ka njoftuar ata edhe me programet e ministrisë për zhvillimin e bujqësisë, si dhe për prioritetet për këtë vit, ku ka ritheksuar se do t’i japin prioritet kryesor efikasitetit në implementimin e programeve mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset.
Ajo ka vlerësuar marrëveshjen e mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend, e cila është nënshkruar vitin e kaluar në mes MBPZHR-së dhe Misionit të USAID-it, ku përmes kësaj marrëveshje është krijuar një program i veçantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ajo ka treguar për gatishmërinë e saj për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me USIAD-in për implementimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të sektorit të bujqësisë.
Në anën tjetër, Besa Ilazi, përgjegjëse e programit “Agro” të USAID-it, e ka njoftuar ministren më gjerësisht për ecurinë e projekteve të përbashkëta, si dhe për rezultatet e arritura nga implementimi i projekteve bujqësore./arbresh.info/
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...