Telekomi prezanton produktin më të ri VALA/TV

11:52 | 12 Prill 2019
Arbresh.info

Telekomi i Kosovës sot ka promovuar produktit më të ri të Valës – VALA/TV, shkruan Arbresh.info

Në këtë promovim kanë marr  pjesë kryeshefi ekzekutiv Bedri Istrefi dhe Arsim Bilalli, shef i Zyrës së informimit në Telekom.

Ky produkt i ri përfshin kanalet kosovare dhe kanalet e kompanisë së “Tring TV”.

Arsim Bilalli në këtë event ka prezantuar këtë aplikacion që VALA ka bërë për konsumatorët e saj.

Kryeshefi Ekzekutiv, Bedri Istrefi, është shprehur se ky aplikacion ka marrë kohë më shumë se 1 vit.

“Ngjarja që na ka bashkuar sot, është që ne jetësuam këtë projekt, ku më se 1 vit kemi punuar për konsumatorët e “Telkomit”, që ne sot të  promovojmë produktin e ri, për të shikuar programet e gjithashtu shkaktuar aplikacionin e ri duhet të shkarkojmë në “Play Store” dhe në “AppStore”, u shpreh Kryeshefi, Bedri Istrefi.

Ai gjithashtu këtë investim e vlerësoi si një nga investimet më të mëdha.

Këtë herë këtë investim e kisha quajtur si investim i madh, e duke u radhitur në rajon si më e mira, e nga sot mund të gjendet në “PalySotre”  dhe “AppStore”, ku mund të përdorin këtë platformë për të shikuar programet e tyre“, u shpreh Istrefi.

Ai në fund shprehi mirënjohje për konsumatoreët e saj, qe me pasion perdorin produktet e Telekomit.

Aktori, Shkumbim Istrefi në këtë projekt ka prezantuar edhe lajmin se seriali “Kafeneja Jonë”, do të transmetohet ne këtë aplikacion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme