Rreth 100 ftesa nga Gjykata Speciale kanë arritur deri më tani në Kosovë, ku vetëm gjatë këtij muaji thuhet se kanë arritur 40 ftesa të reja.
Disa prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët tashmë janë intervistuar, mbeten me shpresë se nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të thirren përsëri, shkruan Gazeta Zeri.
Në dhjetor të vitit të kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar pati nisur t’i “shpërndajë” ftesat për intervistim ndaj disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Deri më tash, ashtu siç është bërë e ditur zyrtarisht, janë intervistuar edhe disa ish-eprorë të lartë të UÇK-së, ndonëse nuk është treguar se në ç’cilësi ka ndodhur intervistimi, në atë të dëshmitarëve ose të dyshuarve.
Sipas drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), deri më tash janë intervistuar gjithsej rreth 50 persona, kurse mbi 40 ftesa të reja për intervistim kanë mbërritur në Kosovë gjatë muajit prill të këtij viti. Në total, siç ata kanë pohuar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar rreth 100 ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Disa prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët tashmë janë intervistuar lidhur me këtë çështje, mbeten me shpresë se nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të thirren më për t’u intervistuar. Por avokatët e akredituar nga Specialja kanë thënë për gazetën “Zëri” se nëse Prokuroria vlerëson se ka nevojë për intervistim të sërishëm mund ta ftojë prapë ndokënd që tashmë veçse ka kryer këtë procedurë. Sipas tyre, pos emrave që janë bërë publikë, të cilët janë ftuar për intervistim, ka edhe të atillë që kanë qenë në Hagë për të njëjtën çështje, porse nuk kanë dashur t’i mediatizojnë rastet e tyre. Në anën tjetër, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë pranuar të japin informacion lidhur me atë se kur mund të nisin aktakuzat e para.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë