Koço Kokëdhima, kreu i partisë ZGJIDHJA, ka shpallur ditën e sotme zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Kokëdhima do të jetë një nga sfidantët e të besuarit të socialistëve, Erion Veliaj. Ai është shprehur se nuk do të lejojë Veliajn të marrë një mandat të dytë, pasi sipas tij, ai është një njeri i korruptuar.
“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv. Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin.
Kam shpjeguar që projekti ynë është projekt lirie. Ne luftojmë për të shembur kastën, të rikthejmë republikën, të zhbëhet kapja e shtetit. Do godas dhe ndërpres mandatin e dytë se është princi i kurorës së Rilindjes. Kishte dy princa po Sajmirin e morën në qafë këta. Sigurisht që do bëjmë atë gjë që është e domosdoshme për popullin tonë, për vendin tonë”,- tha Kokëdhima.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik