Chelsea me fitore minimale ndaj Slavia Pragues, Alonso shpëton “Blutë”

23:04 | 11 Prill 2019
Arbresh Info

Chelsea ka shënuar fitore minimale ndaj Slavia Pragues mbrëmjen e sotme (e enjte).

“Blutë” fituan takimin e parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Evropa Ligë të zhvilluar si mysafirë në Republikën Çeke, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri vazhdoi me fitore duke siguruar të pestën radhazi brenda të gjitha kompeticioneve si dhe duke mbajtur portën e pastër në katër prej tyre,

Alonso bëri dallimin në këtë ndeshje, por gjiganti anglez duhet të përmirësohet para ndeshjes së ardhshme në javën tjetër.

Spanjolli realizoi në minutat e fundit të takimit për 1 me 0 duke vendosur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj një skuadre që i vështirësoi shumë punën kampionit të sezonit 2012/13.

Takimi i ardhshëm luhet në stadiumin Stamford Bridge./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme