Një 24-vjeçar dyshohet se e ka vrarë veten rreth orës 19:35 minuta në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.
Në Policinë e Kosovës kanë treguar se janë duke u bërë hetime rreth këtij rasti.
Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info zyrtari për informim në Policinë e Kosovës në Ferizaj, Agim Gashi.
“Rasti është raportuar rreth orës 19 e 35 minuta në fshatin e Gorancë, Komuna e Hanit të Elezit. Dyshohet sipas hetimeve të para që një person i gjinisë mashkullore 24 vjeçar ka bërë vetëvrasje më armë të zjarrit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, konsultim me prokurorinë do të kryhen hetimet mbi vdekjen”, ka thënë Gashi për Arbresh.info.
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem