Google ADS

Kurti: Viti 2019 është vit i fitores së Lëvizjes Vetëvendosjes

19:57 | 11 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e organizuar në Prishtinë me qytetarët, tha para të pranishmëve se qeveria e re e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e afërt me bizneset në përgjithësi.

“Qeveria jonë e re do të jetë e afërt me bizneset vendore por jo tepër e afërt, do të thotë që të jetë e afërt me bizneset në përgjithësi e jo e afërt me biznesmen të veçantë. Ma pak pabarazi e varfëri, më shumë drejtësi ky duhet të jetë drejtimi jonë, sot si opozitë e drejtë, nesër si qeverisje e mirë”, ka thënë Albini, shkruan arbresh.info.

Ai tha se qeverisja e re e drejtuar nga Lëvizja do ta çlirojë prokurorinë, gjyqësorin, por do të jetë edhe për drejtësi sociale në popullsi.

“Qeverisja e re do ta çlirojë edhe prokurorinë edhe gjyqësorin për të vepruar për drejtësi ne nuk do t’i mbrojmë të korruptuarit, nuk do të ketë ulëse pushteti për ata por veçse krevate burgu. Megjithatë qeverisja jonë do të jetë edhe për drejtësi sociale në popullsi, Lëvizja Vetëvendosje ofron mbrojte sociale sepse me program, nëpërmjet mbrojtjes sociale edhe punëtori edhe i papuni e jo vetëm pronari edhe i pasuri bëhen qytetarë të Republikës sonë”, ka thënë Kurti.

Ai ftoi qytetarët që të bëhen bashkë pasi që fitorja do të jetë e përbashkët dhe do të jetë e të gjithëve.

Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kufi historik dhe secili vit ka treguar që nuk mund të shkatërrohet as nga jashtë e as nga brenda.

Sipas tij këtë vit Vetëvendosje duhet të tregoj se mund të fitohet.

“Lëvizja ka kufi historik, secili vit i Lëvizjes ka treguar se Lëvizja nuk mund të shkatërrohet prej jashtë dy vitet e fundit kanë treguar që Lëvizja nuk mund të rrënohet as prej brenda, e tash ky vit duhet të tregojë se lëvizja mund të fitoj. Viti 2019 është vit i fitores”, përfundoi Kurti./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme