Gjermania sot u bëri thirrje forcave libiane të komandantit Khalifa Haftar që menjëherë të ndërpresin ofensivën ushtarake në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane ka thënë se Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike me Feyez al-Sarraj, zëvendëspresidentin e Këshillit Presidencial të Libisë dhe Qeverisë të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, me ç’rast dënoi ofensivën ushtarake të forcave besnike të Haftar-it.
“Qeveria Federale kërkon nga gjenerali Haftar dhe mbështetësit e tij që menjëherë të ndalojnë të gjitha operacionet ushtarake. Kancelarja gjermane përsëriti qëndrimin se në Libi nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake të gjendjes”, tha Seibert, duke shtuar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e OKB-së për të gjetur një zgjidhje paqësore në atë vend.
Të enjten e kaluar, komandanti ushtarak Khalifa Haftar me bazë në pjesën lindore të Libisë, nisi operacionet ushtarake me një plan ambicioz për marrjen e kryeqytetit Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar. Megjithatë, pas suksesit fillestar të fushatës, të hënën u vërejt një rënie e ritmit.
Libia është zhytur në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 pas vrasjes së Muamar Gadafit. Që atëherë, në pushtet janë qeveritë paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk, me parlamente të ndara dhe forca të armatosura.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...