Drejtoria e Doganës shënoi 27-vjetorin e themelimit me paralajmërime për dixhitalizim të tërësishëm të sistemit doganor dhe me lavdërata për rritjen e përfitimeve nga pagesat doganore. Drejtori i Doganës, Gjoko Tanasovski u lavdërua se gjatë vitit të kaluar kanë përfitim prej 1,43 miliardë eurosh më shumë në buxhet se sa në vitin 2017.
Kujtoi se Dogana gjatë vitit të kaluar kishte kapur mbi 1 ton drogë, që ishte ngjarje që e shënoi vitin, ndërsa ka patur edhe një mori ngjarjesh të tjera spektakolare të shkëputjes së zinxhirëve të kontrabandimit.
Gjoko Tanasoski, drejtor i Doganës
“Të ardhurat nga Dogana gjatë vitit të kaluar janë 5.6 miliard denarë, që është rritje prej 8,3 përqindësh në krahasim me vitin paraprak. Nga TVSH-ja 49.11 miliard denarë, që është rritje prej 11,5 përqindësh. Nga akcizat, janë fituar 28.8 miliard denarë që është rritje prej 9,3 përqindësh në krahasim me vitin paraprak. Nga kompensimet janë përfituar 6.9 miliard denarë, që është rritje prej 3,5 përqindësh. Rritja e fitimit është falë disciplinës financiare të të gjithë pjesëmarrësve në treg, bashkëpunimit mes institucioneve që bëjnë kontroll të tregut të brendshëm, avancimi i sistemit për menaxhim me rrezikun, duke korrur më shumë rezultate me më pak kontrolle, dhe përmirësimi i sistemeve të brendshme të kontrollit”
Në shënimin e ditës së Doganës u prezantua edhe koncepti i ri i “doganës digjitale” i cili do të lehtësojë qarkullimin doganor, për të cilin zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi, është e bindur se do ta lehtësojë punën e firmave.
Shiret Elezi, zv/ministre e Financave
“Praktika botërore dëshmon se Dogana mund të sigurojë një klimë të mirë biznesi, mund të ndihmojë luftimin e korrupsionit, përmirësimin e integritetit dhe qarkullimin ndërkufitar të mallrave. Qëllimi jonë është që të kultivojmë bashkëpunimin mes institucioneve dhe biznesit, prandaj edhe po përmirësojmë shërbimet për kompanitë. Nga mesi i vitit do të fillojë implementimi i sistemit të integruar elektronik, do vihet në funksion në të gjitha pikat doganore. Të gjitha kërkesat do të bëhen prej cilësdo pike doganore. Në këtë mënyrë firmave u shkurtohen harxhimet, por edhe koha për përgatitjen e dokumenteve”
Elezi u zotua për vazhdimin e reformave në sektorin e doganës, me kushte përshtatjen sa më të shpejtë me standardet evropiane. Sipas Elezit, përshtatja me ambientin modern, të dixhitalizuar, do të zhvillojë edhe ekonominë në tërësi, pasi në këtë mënyrë do të stimulohet bërja e biznesit, respektivisht shkëmbimit tregtar. /SHENJA/
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...