Google ADS

Berisha: Rënia e Agim Ramadanit në altarin e lirisë ishte një humbje e madhe për mbarë luftën çlirimtare

18:07 | 11 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Mbrojtës, Rrustem Berisha, ka përkujtuar në 20-vjetorin e rënies heroin e madh të luftës çlirimtare, Agim Ramadanin.

Berisha ka thënë se rënia e Agimit në altarin e lirisë ishte një humbje e madhe për bashkëluftëtarët e Brigadës 138 të UÇK-së si dhe për mbarë luftën çlirimtare.

“Rënia e Agimit në altarin e lirisë ishte një humbje e madhe për ne bashkëluftëtarët e Brigadës 138 të UÇK-së por edhe për mbarë luftën clirimtare”, ka shkruar Berisha në facebook.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot përkujtojmë 20-të vjetorin e rënies së strategut të madh të luftës, luftëtarit që hartoi planin e betejës për të hequr me luftë gurët e ndarjes, Heroin Agim Ramadani.
Rënia e Agimit në altarin e lirisë ishte një humbje e madhe për ne bashkëluftëtarët e Brigadës 138 të UÇK-së por edhe për mbarë luftën clirimtare.
Agimi do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një intelektual e artist i madh, si një luftëtar e strateg, si një shok e bashkëluftëtar i pakrahasueshëm.
I përjetshëm kujtimi për Heroin Agim Ramadani!

Rr. B.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme