Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj pohimeve në Serbi që e quan “trillim” masakrën e Reçakut.
Në një përgjigje për gazetarët, zëdhënësja për çështje të zgjerimit dhe politikës së Jashtme, Maja Kocinançiq ka përcjellë qëndrimin e BE-së se “nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që ndodhën në Reçak, në Kosovë, në janar të vitit 1999”.
“Mohimi dhe relativizimi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Duke respektuar viktimat, autoritetet duhet të përmbahen dhe të punojnë në mënyrë të sinqertë për një vlerësim të duhur të së kaluarës. Rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve”, thuhet në reagimin e BE-së, raporton koha ditore.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, siç kanë përcjellë mediet kishte përsëritur atë që shpesh dëgjohet nga zyrtarët tjerë të Serbisë dhe serbëve të Kosovës se kinse masakra e Reçakut “ka qenë trillim i ambasadori Walker”.
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...